Japoni, Trami shkakton 2 të vdekur dhe 100 të plagosur

Dy të vdekur dhe rreth 100 të plagosur është bilanci i shkaktuar nga tajfuni Trami në Japoni, ku pjesa më e madhe e mjeteve të transportit përfshirë edhe ato hekurudhore janë bllokuar në kryeqytetin Tokyo.

Ky është tajfuni i 24-t i një stine ekstremisht të rëndë për autoritetet, i cili ka kaluar në rajonin qendror-perëndimor të arkipelagut, edhe në Tokyo, përpara se të kalojë në Paqësor.

Kaosi në transportin ajror ka filluar me anulimin e rreth mijëra fluturimeve në fundjavë. Është mbyllur për 24 orë aeroporti i Kansait dhe shërbimi hekurudhor i trenave super të shpejtë nga Shinkansen, Hiroshime deri në Tokyo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm sot në mëngjes rreth orës 7:30 minuta janë hapur sërish.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?