Jep dorëheqjen zëdhënësja e presidentit Trump
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, do të largohet nga detyra e saj në fund të këtij muaji. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i SHBA Donald Trump. Ai njoftoi se Sanders do të kthehet në shtëpinë e saj në Arkansas, teksa e ka përshkruar si një grua “luftëtare”.
“Pas 3 viteve e gjysmë, Sarah Sanders do të lërë Shtëpinë e Bardhë në fund të muajit dhe do të kthehet në shtëpinë e saj në Arkansas. Ajo është një luftëtare, të gjithë jemi luftëtarë, të gjithë duhet të jemi luftëtarë”, shkruan Trup në një status në rrjetet sociale.
36-vjeçarja ka qenë një mbështetëse e madhe e presidentit Trump, e cila në një nga daljet e saj publike ka deklaruar se “Zoti do që Donald Trump të bëhet president”. Deri më tani nuk ka një emër që përflitet se do të jetë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

KOHA JONË SONDAZH

