Jetoi në izolim total prej 26 vitesh, humb jetën njeri më i vetmuar në botë

Anëtari i fundit i mbetur i një grupi indigjen të izoluar në Brazil ka ndërruar jetë. Ai jetoi në izolim total për 26 vitet e fundit. Ai njihej si “Njeriu i vrimës” sepse hapte gropa të thella, disa prej të cilave i përdorte për të zënë në kurth kafshët, ndërsa të tjerat duket se ishin hapësira që i përdorte për t’u fshehur.

Trupi i tij u gjet më 23 gusht jashtë kasolles së tij prej kashte, ndërsa nuk kishte kishte shenja dhune. Burri ishte i mbijetuari i fundit i një grupi indigjen, pasi gjashtë anëtarët e tjerë të mbetur të të cilit u vranë në vitin 1995. Grupi jetonte në zonën indigjene Tanaru në shtetin Rondônia, i cili kufizohet me Bolivinë.

Shumica e fisit të tij mendohej se ishte vrarë qysh në vitet 1970 nga fermerët që donin të zgjeronin tokën e tyre. “Njeriu i vrimës” mendohet se ka qenë rreth 60 vjeç dhe ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?