Kalifornia mes zjarreve, 6 mijë persona të evakuuar, në rrezik parku kombëtar

Kalifornia është një nga shtetet amerikane, e cila është duke u përballur me zjarre të fuqishme dhe temperatura ekstreme.

Guvernatori i saj shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qarkun Marposa, ndërsa një zjarr i rënë në pyjet me lisa vazhdon të zgjerohet.

Situata paraqitet tejet e rrezikshme në Parkut Kombëtar Yosemite, ku përhapja me shpejtësi e flakëve rrezikon ta shndërrojë atë në një nga vatrat më të mëdha të zjarrit të regjistruara gjatë vitit. Parku Kombëtar Yosemite, është shtëpia e disa prej pemëve më të mëdha dhe më të vjetra në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarret kanë djegur shtëpi e makina. Mbi gjashtë mijë persona janë detyruar të largohen ndërsa zjarrfikësit luftojnë me flakët nga toka dhe ajri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë, ç’ka nxit edhe më shumë zjarret.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1 gradë që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk reduktojnë emetimet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?