Kamerat e sigurisë filmojnë momentin kur një person tenton të rrëmbejë një 6-vjeçare në Amerikë (VIDEO)

Kamerat e sigurisë në Ohio të SHBA-së, kanë filmuar momentin kur një e mitur 6-vjeçare po luante në oborrin e shtëpisë teksa një burrë tenton ta rrëmbejë atë.

6-vjeçarja arrin të largohet menjëherë dhe të shpëtojë nga nëj grabitje e mundshme. Familja Nash nga Hamilton, Ohio, ka publikuar pamjet e momentit kur e mitura kapet për dore nga një burrë që i vjen nga pas.

Megjithatë pas mundimeve të shumta, vajza arrin të largohet nga ai dhe të vrapojë në drejtim të shtëpisë, kurse rrëmbyesi largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia amerikane ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Deric McPherson, 33-vjeç, i cili edhe nuk hezitoi ta tërheq zvarrë me shpresën se do të arrinte ta rrëmbente.

Swiss Digital Mobile Reklama

Babai i vogëlushes më pas u fut me shpejtësi në makinën e tij dhe e ndoqi nga pas të dyshuarin duke njoftuar policinë për vendndodhjen e tij. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes ata prangosën 33-vjeçarin, i cili tentoi t’i rrëmbente vajzën.

Attempted kidnapping of 6-year-old girl caught on camera: 'He let go because I screamed' | ABC7

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?