Kandidati për kryeministër në Angli sherr me të fejuarën, komshinjtë njoftojnë policinë

Kandidati kryesor për vendin prestigjioz të kryeministrit britanik, Boris Johnson nuk po i shkojnë aspak mirë gjërat në jetën familjare. Sipas burimeve, të konfirmuara më pas nga vetë policia, mbrëmjen e të enjtes ka qenë e trazuar për Johnsson dhe partneren e tij 30 vjeçare,  Carrie Symonds, që punon prej vitesh me të.

Komshinjtë pasi kanë dëgjuar me minuta të tëra diskutimet me zë të lartë të çiftit, janë bërë merak nga zhurma e pjatave të thyera si dhe orendi të tjera, dhe ulërimat e Symonds, që sipas tyre i kërkonte Johsson t’i rrinte larg.

Disa prej komshinjve i kanë trokitur derës, por pa përgjigje. Në atë pikë kanë thirrur policinë, që me sa duket kanë qetësuar situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas komshinjve, arsyeja e sherrit mund të jetë aksidentale. Partnerja e kandidatit për kryeministër po qortonte Johnsson se i kishte derdhur verën në divan. Ky episod “familjar” mund t’i kushtojë shumë atij në përballjen me rivalin Jeremy Hunt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?