Kapet “Mbreti i kokainës”, pas dy vitesh në arrati. Bashkëpunonte me Ndranghetan
Policia braziliane arrestoi pas dy vitesh arrati kreun e një grupi mafioz. Rocco Morabito, 54-vjeç, i mbiquajtur “Mbreti i kokainës” u arrestua në një hotel në verilindje të qytetit bregdetar të Joao Pessoas.
Ai është një nga më të kërkuarit e autoriteteve italiane pasi në vitet ‘90 qe dënuar në mungesë me 30 vite burg për trafik droge nga Brazili në Itali dhe pjesëmarrje në grupin famëkeq të Ndranghetas.
Ai u bë emër i njohur i mediave italiane dhe autoriteteve ndërkombëtare. Mes viteve 1988-1994 ishte ndër më të lakuarit nga njoftimet e Interpolit për rolin e tij në trafikun e drogës mes viteve 1992-1993 grupi që ai drejtonte u përpoq të transportonte mbi 1 ton kokainë.
Grupi bashkëpunonte me Ndranghetan, një nga organizatat më të rrezikshme mafioze në Itali, e cila dyshohet se kontrollon pjesën dërrmuese të lëvizjeve të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës.
KOHA JONË SONDAZH

