Kapet pas tre muajsh njeriu më i kërkuar i Francës
Bota E Enjte, 9 Shtator 2021 13:53
Redoine Faid, njeriu më i kërkuar në Francë, në arrati prej më shumë se 3 muajsh, pas arratisjes spektakolare me helikopter nga burgu i Reau, është kapur mbrëmjen e djeshme në një apartament të Oise, jo larg nga Parisi.
Burri, 46-vjeç, i dënuar shpesh herë për rrëmbime dhe vjedhje, ishte ndër të tjera me vëllain dhe dy nipërit, të ndaluar edhe ata.
KOHA JONË SONDAZH

