Këshilli Rajonal i Venetos, kundër sanksioneve antiruse

Më 18 maj Këshilli Rajonal i Venetos (Itali) miratoi një rezolutë, duke i bërë thirrje qeverisë italiane që të dënojë politikën diskriminuese e të padrejtë të BE-së ndaj Krimesë, të kërkojë heqjen e sanksioneve antiruse dhe të njohë rezultatet e referendumit për ribashkimin e Krimesë me Rusinë. Rezoluta mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Këshillit.

Sipas deputetëve, sanksionet e Brukselit të vendosura ndaj Rusisë dëmtojnë ekonominë e Venetos dhe mund të sjellin pasoja shumë negative të pakthyeshme. Rezoluta thotë se humbjet e rajoneve të Venetos, Lombardisë dhe Emilia Romanjas nga ndalimi i tregtisë me Rusinë përbëjnë 72% të uljes totale të eksporteve italiane drejt këtij vendi. Siç tregojnë të dhënat statistike, vetëm vitin e kaluar rajoni i Venetos ka humbur më shumë se 600 mln euro.

Për çështjen e Krimesë, në opinionin e autorëve të rezolutës, autoritetet italiane dhe BE-ja përdorin standarde të dyfishta dhe “injorojnë totalisht vullnetin pothuajse unanim të popullit dhe parlamentit të Krimesë, si dhe faktorët historikë dhe kulturorë që përcaktuan vendimin e marrë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani që rezoluta është miratuar, kryetari i Këshillit Rajonal të Venetos, Roberto Ciambetti, dhe governatori i Venetos, Lucca Zaia, do të negociojnë me qeverinë dhe parlamentin italian, si dhe me institucionet e BE-së, për të rishikuar politikën ndaj Rusisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?