Kina e gatshme të thellojë bashkëpunimin shumëpalësh me Rusinë
Kina është e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Rusinë brenda kornizave shumëpalëshe, përfshirë G20.
Kështu u shpreh zëvendësministri i Jashtëm kinez Ma Zhaoxu gjatë një takimi të martën me ambasadorin rus në Kinë Andrey Denisov.
Sipas një deklarate nga ministria e jashtme kineze të publikuar ditën e sotme, Ma Zhaoxu ka deklaruar se Kina është gjithashtu e gatshme të forcojë koordinimin strategjik me Rusinë dhe të zgjerojë bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme.
Pak javë më parë, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se Moska do të fokusohet në zhvillimin e marrëdhënieve të saj me Kinën.
Kina vendosi të abstenonte gjatë konventës së Kombeve te Bashkuar duke e kritikuar pushtimin rus të Ukrainës, por ata nuk votuan kundër tij.
Edhe pse Kina ka shprehur shqetësimin e saj për situatën humanitare duke bërë edhe thirrje për një zgjidhje paqësore të situatës, Pekini ka fajësuar gjithnjë Shtetet e Bashkuara për krizën në Ukrainë.
KOHA JONË SONDAZH

