Kisha Katolike, Papa: Skandalet seksuale po largojnë njerëzit

Skandalet seksuale që po godasin Kishën Katolike, thotë Papa Françesku, “po zemërojnë njerëzit dhe po i largojnë ata nga Kisha”.

Papa i është referua kështu krizës që tronditi papatin e tij, gjatë ditës së fundit të vizitës në vendet baltike. Kjo ngjarje përkoi me publikimin e një raporti të ri që bën fjalë për abuzime seksuale gjatë disa dekadave në Kishat Katolike në Gjermani.

Papa iu ka deklaruar të rinjve në Estoni, se ky është vend që konsiderohet si më pak religjioz në botë, se e di që shumë të rinj ndihen se Kisha nuk ka asgjë për t’iu ofruar dhe se thjesht nuk i kupton problemet e tyre të kohës së sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Papa ka njoftur se Kisha Katolike dëshiron të flasë hapur për të gjitha akuzat në drejtim të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?