FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klinton-Tramp, 168 vota elektorale janë në diskutim

Zgjedhja e presidentit të SHBA-së bëhet në mënyrë të tërthortë, përmes kolegjit elektoral. 50 shtetet e federatës dërgojnë përfaqësuesit e vet në kolegjin elektoral, në përpjestim me popullsinë e secilit (gjithsej 538 përfaqsues). Në shumicën dërrmuese të shteteve, nëse një kandidat e fiton garën e shtetit qoftë edhe me 0.1% më shumë vota të qytetarëve, ka të drejtën të dërgojë në kolegjin elektoral të përzgjedhurit e vet nga ai shtet.

Portali amerikan RealClearPolitics ka bërë një përmbledhje të të gjitha sondazheve të zhvilluar deri më sot në të 50 shtetet e SHBA-së. Nga kjo përmbledhje rezulton se në një përballje Klinton-Tramp, Hillari ka aktualisht 227 vota elektorale të sigurta ose pothuaj te sigurta dhe Trampi 143. Ndërsa 168 vota elektorale janë në diskutim. Një kandidati i duhen të paktën 270 vota elektorale, për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë

Shtetet në diskutim janë Arizona, Colorado, Florida, Georgia, Indiana, Iowa, Missouri, Nevada, New Hampshire, North Carolina, Ohio, Pennsylvania dhe Virginia. Respublica.al

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?