Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike, e dyta brenda pak ditësh

Koreja e Veriut ka lëshuar ​​një raketë të dyshuar balistike, tha qeveria japoneze. Roja Bregdetare e Japonisë raportoi se raketa e mundshme balistike nga Koreja e Veriut duket se tashmë ka rënë.

Po ashtu roja bregdetare udhëzoi mjetet lundruese që t’i kushtojnë vëmendje informacionit dhe të mos i afrohen objekteve që kanë rënë në det dhe të raportojnë për cdo informacion, shkruan CNN.

Të martën, Koreja e Veriut lëshoi ​​një tjetër raketë, pa paralajmërim, e cila fluturoi mbi dhe përtej Japonisë, duke bërë që Japonia të paralajmërojë qytetarët e saj që të strehohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raketa të martën udhëtoi mbi Japoninë veriore herët në mëngjes dhe besohet të ketë rënë në Oqeanin Paqësor. Hera e fundit që Koreja e Veriut gjuajti një raketë balistike mbi Japoni ishte në vitin 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi nëse Koreja e Veriut vazhdon “në këtë rrugë” të provokimit pas lëshimit të raketës balistike të martën, “kjo vetëm do të rrisë dënimin, do të rrisë izolimin dhe do të rrisë hapat që ndërmerren në përgjigje të veprimeve të tyre”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?