Koreja e Veriut paralajmëron për një NATO aziatike

Koreja e Veriut ka kritikuar një marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë për të forcuar bashkëpunimin ushtarak, duke pretenduar se është pjesë e një plani të SHBA për të krijuar një aleancë ushtarake si NATO në rajon.

“Realiteti tregon qartë se qëllimi i vërtetë i përhapjes së thashethemeve nga SHBA-të për një ‘kërcënim nga Koreja e Veriut’ është të sigurojë një justifikim për arritjen e supremacisë ushtarake mbi rajonin Azi-Paqësor”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut.

Presidenti i SHBA Joe Biden, kryeministri japonez Fumio Kishida dhe presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol u takuan në samitin e NATO-s javën shkuar dhe ranë dakord se përparimi i programeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut përbën kërcënim serioz jo vetëm për gadishullin korean, por gjithashtu Azinë Lindore dhe botën.
Koreja e Veriut këtë vit ka kryer teste raketore me një ritëm të paprecedentë dhe besohet nga disa se po përgatitet për një tjetër provë bërthamore

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?