Korriku, muaji më i nxehtë në histori

Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në nivel global. Lajmin e bën të ditur agjencia europiane për ndryshimet klimatike Copernicus. Jean-Noel Thépaut, drejtor i Copernicus, thotë: “Korriku është zakonisht muaji më i nxehtë i vitit, por, sipas të dhënave tona, këtë herë ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë”.

Konfirmimi vjen edhe nga organizata meteorologjike kombëtare. Edhe muaji paraardhës solli temperatura që alarmuan ekspertët, e që po sipas agjencisë për ndryshimet klimatike ishte qershori më i nxehtë në histori. Rekordin paraprak e mbante korriku i vitit 2016, vit kur mbi temperaturat globale peshoi ndikimi i El Nino-s, fenomen klimatik periodik që verifikohet mesatatisht çdo 5 vite në Oqeanin Paqësor.

Gjatë muajit korrik termometri shënoi vlerën rekord të 42,6 gradëve në Paris, e gjithashtu në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani temperaturat maksimale ishin më të lartat e regjistruara ndonjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?