Kryebashkiaku i Kievit, Klitschko: Beteja të forta po zhvillohen pranë qytetit

”Beteja të forta po zhvillohen në veri dhe lindje të kryeqytetit”,-informon kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko. Po ashtu ai ka lëshuar edhe një paralajmërim për banorët që janë larguar nga qyteti.

Kurse guvernatori rajonal i Kievit tha sot se forcat ruse po tërhiqeshin në disa zona rreth kryeqytetit, por po forconin pozicionet e tyre në disa pozicione të tjera.

Kryebashkiaku i Chernihiv, një qytet në Ukrainën veriore, tha se bombardimet ruse shkatërruan departamentin onkologjik të një spitali.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Disa plumba goditën drejtpërdrejt spitalin rajonal dhe një nga ndërtesat, njësia e tumorit, u shkatërrua plotësisht. Tre persona u plagosën rëndë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?