Kuvendi hungarez i jep Orbanit kompetenca të veçanta për ta luftuar virusin

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka siguruar kompetenca të veçanta për ta luftuar koronavirusin pasi kuvendi i këtij shteti e miratoi legjislacionin e dorëzuar nga qeveria me një shumicë të theksuar të partisë në pushtet, Fidesz.

Shefi i qeverisë hungareze, i cili në mënyrë graduale ia ka rritur pushtetin vetes gjatë një dekade në pozitë, ka bërë kërkesë për zgjatje të afatit të gjendjes emergjente, duke ia dhënë të drejtën qeverisë që të miratojë dekrete për luftimin e koronavirusit.

Legjislacioni i miratuar sot në kuvendin hungarez është kritikuar nga opozita e këtij vendi, nga grupet për të drejtat e njeriut dje nga Këshilli i Evropës, për shkak se në të nuk saktësohet ndonjë periudhë kohore e përfundimit të kompetencave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe, Hungaria i ka regjistruar 447 raste të infektimit dhe 15 viktima të koronavirusit deri më tani, shkruan “Reuters”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?