FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Lajthit” imami: Gratë u ngacmuan seksualisht se kishin hedhur parfum

Imami i Këlnit Sami Abu Jusuf i ka përligjur aktet e ngacmimit seksual të ndodhura në Këln gjatë ndërrimit të viteve, me justifikimin se femrat e ngacmuara kishin hedhur parfum dhe kjo ka provokuar agresorët.

Ai e dha këtë deklaratë në një intervistë për televizionin rus, Ren TV, ku tha se femrat i kishin provokuar këto sulme, pasi mes të tjerash ato kishin hedhur edhe parfum.

Imami i cili predikon në xhaminë Al Tahuid, tha se: “Një nga arsyet përse meshkujt myslimanë përdhunojnë ose ngacmojnë femrat vjen për shkak të mënyrës se si vishen ato. Nëse ecni gjysmë-lakuriq ose jeni të parfumosura, ndodhin të tilla gjëra. Është sikur të hedhësh benzinë në zjarr”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto deklarata janë një shuplakë në fytyrë për të gjithë ato femra që u ngacmuan seksualisht natën e ndërrimit të viteve në qytetin e Këlnit në Gjermani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ku një turmë prej 1 mijë djemsh, me origjinë arabe ose afrikano-veriore, ngacmuan dhe vodhën qindra femra në qendër të qytetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?