Lavrov: Tifozët rusë u provokuan nga ata anglezë

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se tifozët rusë janë provokuar nga ata anglezë gjatë përplasjes së regjistruar në stadiumin Velodrom të Marsejës. Zyrtari i Kremlinit dënoi gjithashtu arrestimin e një grupi mbështësish të kombëtares ruse nga ana e Policisë franceze, duke e cilësuar këtë një incident të panevojshëm. Lavrov tha se tifozët britanikë kishin dëmtuar një flamur rus gjë që i ka detyruar tifozët e vendit të tij që të kundërpërgjigjen.

Dhuna e shënuar në stadiumin Velodrome të Marsejës pas takimit të luajtur mes Rusisë dhe Anglisë që përfundoi me shifrat e barabarta një me një ka marrë përmasa politike, teksa Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se tifozët e Rusisë janë provokuar nga ata anglezë përpara takimit. Zyrtari i Kremlinit dënoi gjithashtu arrestimin e një grupi mbështësish nga ana e Policisë franceze, duke e cilësuar këtë një incident të panevojshëm. Lavrov tha se tifozët anglezë kishin dëmtuar flamurin e Rusisë për të provokuar tifozët. Ai u shpreh se ndoshta dhuna nuk ishte mjeti i duhur për t’iu kundërpërgjigjur këtij ofendimi, por tha se tifozët duhen mirëkuptuar në veprimet e tyre.

“Nuk mund të mbyllim sytë kur ka veprime provokative nga tifozët e kombëtarëve të tjera. Mbase e keni parë në televizor se si britanikët dëmtuan një flamur rus. Ndoshta dhuna nuk është mjeti i duhur për t’iu përgjigjur këtyre veprimeve, por tifozët tanë nuk mundën t’i injorojnë provokimet” ishin fjalët e Lavrov.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhuna mes tifozëve në Francë u bë mjaft problematike. Komiteti i Disiplinës së UEFA-s e dënoi me 150.000 euro Federatën Ruse të Futbollit, duke paralajmëruar se në rast dotë ketë sërish akte dhune nga tifozët e kombëtares së Rusisë, atëherë skuadra do të përjashtohej nga kampionati. Autoritetet franceze kanë shoqëruar dhjetëra persona të me shtetësi të ndryshme në ambientet policore, teksa përdorimi i alkoolit është ndaluar në zona të caktuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?