Liga e Kampionëve, zyrtarizohet skema e re, ndryshojnë edhe oraret

Liga e Kampionëve do të pësojë ndryshime thelbësore duke nisur nga viti 2018. Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka zyrtarizuar marrëveshjen e muajit Gusht për një skemë të re, ku do ti jepet prioritet kampionateve elitare. Pra duke filluar nga edicioni 2018-2019 Italia, Spanja, Anglia dhe Gjermania do të dërgojnë 4 skuadra drejtpërdrejtë në fazën e grupeve pa kryer raund paraeliminator.

Në tryezë është ende propozimi që nga kampionatet elitare, të shkojnë në fazën e grupeve 3 skuadrat e klasifikuara në krye gjatë një edicioni dhe ekipi tjetër të përzgjidhet duke u bazuar tek meritat historike, si psh Milani në Itali, Liverpooli dhe Manchester United në Angli apo Real Madrid e Barcelona në Spanjë.

Ndërkaq numri gjithsej i ekipeve që do të sigurojnë menjëherë biletën për në grupe do të jetë 26 ndërsa 6 skuadra të tjerë do të vijnë nga faza kualifikuese. Ndërkohë kampionatet e nivelit mesatar si ai francez, portugez apo rus do të kualifikojnë drejtëprdrejtë dy ekipe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbledhjen e komitetit ekzkeutiv të UEFA-s është marrë dhe një vendim historik për të ndryshuar oraret e Ligës së Kampionëve, ku gjithnjë ndeshjet janë zhvilluar në orën 20:45. Me synimin për ti dhënë mundësinë publikut të ndjekë shumë takime është vendosur që nga viti 2018 Champions League të luhet në orën 19 dhe 21, pra njësoj si Europa League sot. Po ashtu është konfirmuar vendi zhvillimit të finales së vitit 2018 që do të jetë Stadium i qytetit të Lyonit në France “Stade des Lumieres “.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?