Lija e majmunëve, OBSH: 257 raste të konfirmuara deri më tani
Deri më 26 maj janë konfirmuar 257 raste laboratorike të lisë së majmunëve dhe rreth 120 raste të dyshuara. Por nuk raportohet për të vdekur.
Kjo u njoftua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke specifikuar se “situata po evoluon me shpejtësi” dhe se “rastet e identifikuara do të rriten me zgjerimin e vëzhgimit në vendet jo-endemike, si dhe në ato që njihen si endemike që nuk kanë raportuar raste të fundit.
Në raportin e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon tre veprimet e menjëhershme që duhen ndërmarrë: ofrimi i informacionit të saktë për ata që mund të jenë më të rrezikuar; ndalimi i përhapjes së mëtejshme midis grupeve të rrezikut dhe mbrojtja e punonjësve shëndetësorë në linjën e parë.
KOHA JONË SONDAZH

