“Lija e majmunit” shfaqet dhe në 3 shtete të tjera
Izraeli, Zvicra dhe Austria janë vendet më të fundit që kanë konfirmuar rastet e lisë së majmunëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të shteteve që e raportuan në 15. Izraeli dhe Zvicra thanë se identifikuan një person të infektuar i cili kohët e fundit kishte udhëtuar jashtë vendit. Izraeli po heton raste të tjera të dyshuara.
Lija e majmunëve nuk ka tendencë të përhapet lehtësisht midis njerëzve dhe sëmundja zakonisht është e lehtë. Virusi është më i zakonshëm në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.
Më shumë se 80 raste janë konfirmuar në shpërthimin e fundit në Evropë, SHBA, Kanada dhe Australi. Ky shpërthim i ka habitur shkencëtarët, por rreziku për publikun e gjerë thuhet të jetë i ulët.
KOHA JONË SONDAZH

