Lufta, Putin lëshon ”Engjëjt e Vdekjes”
Në ditën e 250 të luftës në Ukrainë që nga 24 shkurti, presidenti rus, Vladimir Putin ka futur në betejë edhe “Engjëjt e vdekjes”, të cilat janë pilote të sapodiplomuara në Forcat Ajrore Ruse.
Ato u panë në një paradë gjatë fundjavës në Krasnodar pasi u diplomuan në Shkollën e Lartë të Aviacionit Ushtarak Serov. Ato quhen “Engjëjt e vdekjes” pasi janë trajnuar në përdorimin e bombarduesve bërthamorë dhe avionëve transportues. Sergei Shoigu, ministri i Mbrojtjes, tha se Rusia po vazhdon traditën e lavdishme.
Në orët e para të së hënës, Rusia nisi një sulm me raketa në të gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe ujit. Të paktën dy shpërthime u raportuan në Kiev, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna nëse ka humbje jete dhe të lënduar.
KOHA JONË SONDAZH

