FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maqedoni, treni u merr jetën 14 klandestinëve, dhjetra të plagosur

Tragjeditë me emigrantët, nuk kanë të sosur. Pas ngjarjes së fundit  që tronditi opinionin botëror ku u mbytën me qindra klandestinë në Msdhe, tragjedia e radhës shënohet shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Një tren i linjës Veles-Shkup u ka marrë jetën 14 emigrantëve, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të plagosur rëndë.  Agjencia maqedonase e lajmeve, MIA, raporton se nga të dhënat e para, se grupi prej 50 emigrantësh që vinte kryesisht nga Siria dhe vende të tjera arabe, po pushonte përgjatë hekurudhës.  Ata janë përpjekur të shpëtojnë në momentin kur ka mbërritur treni, por për shkak të hapësirës së pamjaftueshme rreth binarëve, nuk kanë mundur të largohen të gjithë. Gjithnjë duke iu referuar agjencisë MIA, 14 viktima u shënuan nga ky aksident, midis stacioneve “Pçinja” dhe “Rajko Zhinzivov”.   Pjesa tjetër e emigrantëve, të cilët kishin hyrë në Maqedoni nga Greqia, rezultojnë të plagosur.

 Autoritetet policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe në orët në vijim priten të mësohet fati mbi gjendjen e emigrantëve të plagosur si  dhe kanë nisur hetimet për këtë rrjet të trafikut klandestin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?