FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maqedonia do të përfitojë 664,2 milion euro ndihmë nga BE

Me këtë rast, të dy zyrtarët nënshkruan një marrëveshje mbi ndihmën financiare për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Greqisë. Besimi deklaroi se Maqedonia në shtatë vitet e ardhshme nga fondet e IPA-s në dispozicion do të ketë 664,2 milionë euro. Ai theksoi se ndihma financiare nga fondet evropiane do të jetë 320 euro për banorë.

Strategjia kombëtare e Maqedonisë mbulon fusha të tilla si integrimi i vendit në BE, zhvillimin socio-ekonomik dhe rajonal, politika sociale, arsim, bujqësi dhe zhvillim rural.

Komisioni Evropian më 19 gusht 2014 miratoi një plan të strategjisë kombëtare të propozuar nga Maqedonia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadori i Bashkimit Evropian, në anën tjetër, ka theksuar se është shumë e rëndësishme që sot është nënshkruar edhe marrëveshja për ndihmën financiare për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?