FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marrëveshje tregtare SHBA – Iran për avionë Boeing

Korporata amerikane e aviacionit, Boeing, ka arritur një marrëveshje me Iranin për t’i shitur atij 100 aeroplanë për pasagjerë, njofton autoriteti iranian për aviacionin.

Kontrata është njëra prej tre marrëveshjeve të arritura mes Iranit dhe prodhuesve perëndimorë të aeroplanëve për 200 avionë, që kur Uashingtoni hoqi sanksionet ekonomike ndaj Teheranit në muajin janar.

Aviacioni civil iranian do të zëvendësojë 230 nga 250 avionët që ka ai vend, sipas zyrtarëve iranianë. Pjesa dërrmuese e flotës së aviacionit civil të Iranit është në gjendje të keqe dhe ka nevojë të zëvëndësohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompania Boeing është ende në pritje të autorizimit përfundimtar nga Departamenti amerikan i Thesarit, thonë zyrtarët iranianë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontrata për aeroplanët e kompanisë Boeing kap shumën e 17 miliardë dollarëve dhe nëse realizohet, do të ishte hera e parë që Irani blen avionë Boeing që nga periudha e Revolucionit Islamik i vitit 1979.

Në janar, Irani arriti një marrëveshje paraprake me prodhuesin evropian Airbus për blerjen e 118 avionëve, ndërsa përsëri pritet autorizimi amerikan, pasi 10 përqind e pjesëve të Airbus-it janë prodhim amerikan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?