Masakër në SHBA, një person vret 3 policë dhe plagos 5 të tjerë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në shtetin amerikan të Kentucky, ku tre policë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën, pasi një burrë hapi zjarr ndaj tyre.
49-vjeçari Lance Stortz, u arrestua në shtëpinë e tij në Allen, Floyd County, pas një përplasjeje disa orëshe me policinë. Sipas raportimeve, oficerët shkuan në shtëpinë e Stortz për një raportim për dhunë në familje, kur ai qëlloi me të shtëna të shumta drejt tyre, duke vrarë tre oficerë dhe një qen policie.
Gjatë të shtënave janë plagosur pesë policë, ndërsa identiteti dhe shkalla e plagëve të tyre ende nuk janë bërë të ditura. Guvernatori i Kentuckyt, Andy Beshear, shkroi në Twitter se Floyd County kishte pësuar një humbje të tmerrshme.
“Ky është një mëngjes i vështirë për komunitetin tonë. Këta heronj sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur popullin tonë”, ka shkruar Beshear.

Autori i ngjarjes
KOHA JONË SONDAZH

