Masakra në ditë festive, 21-vjeçari i veshur si grua qëlloi më shumë se 70 herë mbi turmën

Në homazh të viktimave të masakrës në paradën e 4 korrikut në Highland Park te Ilinoisit, flamujt janë ulur sërish në gjysmë shtizë në Shtëpinë e Bardhë. Ndaj të dyshuarit për sulmin, 21-vjeçarit Robert Crimo u ngritën 7 akuza për vrasje të shkallës së parë.

Policia tha se Crimo kishte qëlluar me më shumë se 70 plumba kundër turmës. Besohet se i riu se ishte veshur si grua teksa kryente sulmin e planifikuar prej disa javësh, duke menduar se kjo do ta ndihmonte të fshihte identitetin dhe të arratisej duke u përzierë mes turmës në kaos.

Agresori vrau 7 persona duke qëlluar me pushkë nga tarraca e një dyqani pas pasi kishte nisur parada festive e 4 korrikut. Mosha e viktimave varion nga 35 në 78 vjen, ndërsa me 39 te plagosurve kishte edhe fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?