Me armë gjahu mban peng bankën, por burri del me 30 mijë dollarë dhe kthehet në hero

E pazakontë është fundi i pengmarrjes së një banke, dhe kjo ngjarje është e vërtetë dhe është regjistuar në Libani. Një 42-vjeçar mori peng për disa orë punonjësit dhe klientët në një bankë në Bejrut, pasi iu refuzua që ai të tërhiqte kursimet e tij prej rreth 200 mijë dollarësh.

Bassam al-Sheikh Hussein u fut në degën e bankës me një armë gjahu dhe një shishe me benzinë. Mes krizës, banka Federale ka vendosur kufizime në sasinë e parave që klientët mund të tërheqin nga kursimet e tyre. Hussein e refuzoi një “jo” si përgjigje, duke kërkuar që banka ta lejonte të tërhiqte paratë e tij për të paguar faturën e spitalit për babain e tij të sëmurë, ndërsa mori peng të pranishmit në bankë.

Ai pranoi pasditen e së enjtes një ofertë nga banka për të marrë një pjesë të kursimeve të tij, sipas mediave lokale ai pranoi të merrte 30 mijë dollarë. Me dhjetëra njerëz u mblodhën jashtë bankës në mbështetje të pengmarrësit, duke e vlerësuar atë si një hero për qëndrimin e tij ndaj bankave gjatë krizës financiare që ka përfshirë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?