Me çfarë po përballet tashmë? Europa merr goditjen e fortë, ja kriza që po afron

Nëse keni një rritje të çmimi, atëherë papritur keni dhe një valë kërkesash për likuiditet për të mbuluar kolateralin. Dhe kjo nuk është diçka nga e cila mund të shpëtosh”. Sipërmarrjet e shesin pjesën më të madhe të energjisë së tyre vite përpara me qëllimin të garantojnë një çmim të caktuar.

Marrëveshja u kërkon atyre të depozitojnë një “marzh minimal” në një llogari si formë garancie nëse dështojnë përpara se energjia të prodhohet dhe të hyjë në treg.

Sipas Kristian Ruby, sekretari i përgjithshëm i shoqatës Eurelectric, BE, sektori i energjisë elektrike po përballet me një “stuhi të përsosur”, me çmimet e larta që po godasin kompanive europiane të energjisë e po dëmtojnë fuqinë blerëse të familjeve. Por gjithashtu ai shton më tej se kjo gjë po i vendos firmat nën një “tension të paprecedent.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një thirrje e marzhit ndodh nëse fondet në llogari bien nën kërkesën minimale të nivelit të tij, duke e detyruar kompaninë ta sigurojë me më shumë para. Gjendja në tregun evropian të gazit dhe të energjisë elektrike është përkeqësuar në mënyrë dramatike. Çmimet po shkojnë në qiell si rezultat i luftës ruse kundër Ukrainës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Stabiliteti i furnizimit me energji elektrike gjatë dimrit është në rrezik. Kjo është arsyeja përse Komisioni i BE-së po përgatit një ndërhyrje në tregun e energjisë elektrike dhe të gazit në mbarë bllokun. Sipas Kristian Ruby, sasia e likuiditetit në tregje ka rënë tashmë me 40%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?