FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Medvedev: Ankaraja e mbron ISIS-in se ka interesa financiare me të

 

Disa zyrtarë turq kanë interesa të drejtpërdrejta financiare në tregtinë e naftës me grupin terrorist Shteti Islamik.

Kjo u pohua sot nga kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev, teksa foli për një reagim të mundshëm të vendit të tij, pas rrëzimit nga Turqia të një avioni ushtarak rus të martën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Veprimet e Turqisë janë një mbrojtje de facto e Shtetit Islamik’, tha Medvedev.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe kjo sipas tij, nuk është surprizë, po të kemi parasysh informacionin 'që ne kemi në lidhje me interesat e drejtpërdrejta financiare të disa zyrtarëve turq, që kanë të bëjnë me furnizimin e produkteve të naftës që përpunohen në impiantet e kontrolluara nga ISIS'.

“Veprimet kriminalë të autoriteteve turke kanë shkaktuar një përshkallëzim të rrezikshëm të marrëdhënieve mes Rusisë dhe NATO-s, që nuk mund të justifikohen nga asnjë interes, duke përfshirë edhe mbrojtjen e kufijve shtetërorë”, tha ai.

Gjithashtu, sipas kryeministrit rus, Rusia po shqyrton mundësinë e anullimit të disa projekteve të rëndësishme me Turqinë, si dhe ndalimin e kompanive turke në tregjet ruse.

Sakaq, Rusia u ka rekomanduar tashmë qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Turqi, duke cituar rreziqet nga terrorizmi. Kjo ka bërë që shumë operatorë rusë të tërheqin udhëtimet drejt Turqisë. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?