Meksika arreston “El Chapon” e drogës

Është arrestuar bosi i drogës në Meksikë i njohur si El Chapo, i cili ishte i arratisur.

Lajmi për arrestimin e bosit të drogës u dha nga Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto në rrjetin e tij social Twitter.

“Misioni i kryer: Dua të informoj të gjithë meksikanët se Joaquin Guzman Loera është ndaluar” shkruan , Enrique Pena Nieto në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lordi i droges prej 6 muajsh ishte arratisur nga burgu i sigurise se lartë në Meksikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Guzman ishte një prej bosëve më të fuqishëm dhe më të kërkuar në botë, pasi karteli i drejtuar prej tij në Sinaloa trafikonte kokainë, heroinë dhe metamfetaminë drejt Shteteve të Bashkuara.

Edhe SHBA-të, nga ana e tyre, kishin ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për çdo informacion që do të çonte në kapjen e El Chapos.

Guzman, i cili u kap në vitin 2014 – sërish nën drejtimin e Presidencës nga Pena Nieto,  ishte arratisur edhe një tjetër herë në vitin 2001 përmes një tuneli nëntokësor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?