Mijëra rusë në rrugët e kryeqytetit për zgjedhje të ndershme, arrestohen 38 protestues

Mijra njerëz u mblodhën në rrugët e Moskës për të protestuar kundër përjashtimit të disa kandidatëve të opozitës nga listat për zgjedhjet komunale që do të mbahen më 8 shtator.

Sipas komisionit zgjedhor, nënshkrimet që mbështesin kandidatë të caktuar ishin të parregullta.

Manifestimet nisën në Sheshin Pushkin, një vend takimi tradicional i opozitës, ku morrën pjesë edhe kandidatët e përjashtuar nga zgjedhjet e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestuesit u ndalën së pari në ndërtesën e Bashkisë së Moskës, ku Ljubov Sobol dhe Aleksej Navalnyj, iu bën thirrje demonstruesve të drejtoheshin drejt selisë së Komisionit Zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forcat e sigurisë ndoqën marshimin dhe ndërhynë në mbrëmje, kur protestuesit u përpoqën të improvizonin një kamping për të kaluar natën në rrugë, duke kërkuar zgjedhje të ndershme.

Tridhjetë e tetë protestues u arrestuan, duke përfshirë edhe opozitarët Dmtrij Gudkov, Ilja Jashin dhe Ljubov Sobol.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?