FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Militanti i ISIS: “Euro 2016” do kthehet në varrezë

Një militant i ISIS vrau gjatë natës një komandant të policisë franceze, bashkëshorten e këtij të fundit, ndërsa shpëtoi vetëm fëmija 3 vjeç i çiftit.

Jean Baptiste Salvaing, 42 vjeç, mori 9 gjuatje në bark me thikë në banesën e tij në Magnanville, Yvelines, në veri të Parisit. Ngjarja u shënua në orën 08:30 PM. Shpërthime u dëgjuan në zonë gjatë natës, ku policia franceze neutralizoi vrasësin dhe shpëtoi fëmijën peng të çiftit. Brenda shtëpisë ata gjetën trupin e pajetë të gruas të komandantit, e cila gjithashtu ishte oficere policie. Autori u identifikua si si Larossi Abballa, 25 vjec, dhe pas investigimeve u zbulua se ka qenë pjesë e një rrjeti xhihadist që ka operuar në Siri.

Mediat e huaja raportojnë se rreth orës 20:52, Aballa kishte postuar një video mesazh të gjatë në Facebook Live. Në të ai ftonte për të vrarë policët, rojet dhe reporterët e gazetarët, duke theksuar i bindur se “Euro 2016 do të jetë një varrezë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas u raportua se profili i tij u mbyll, por para kësaj në të ishin postuar edhe fotot e viktimave. Bashkë me të edhe një mesazh ku atentati merrej përsipër nga “sheiku Adnani”, numri dy i ISIS. Sipas burimeve të cituara nga Bfm­Tv, gjatë blitzit të policisë, autori hapi zjarr kundër agjentëve. Pastaj erdhi zbulimi makaber i trupit pa jete te gruas. Shpetoi vetem femija qe sipas autoriteteve është në gjendje shoku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave, në videon qe thuhet se ishte postuar shihej edhe fëmija i çiftit, një fëmijë vetëm 3 vjeç, i ulur pranë terroristit që thotë: “Nuk e di se çfarë do të bëj me të”. Presidenti francez, Hollande e ka cilësuar vrasjen e dy punonjësve të policisë si një akt terrorist. Në fakt, autori i krimit ishte dënuar në vitin 2013 për krime që lidhen me terrorizmin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?