Mjekët i thanë të mos shqetësohej, humb jetën 19-vjeçari

Pandemia e Covid-19 prek çdo moshë. Edhe pse në media shkruhet se të rinjtë janë imunë, realiteti tregon të kundërtën. Një i ri italian që jetonte në Londër mendohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një 19-vjeçar të quajtur Luca Di Nicola, të cilit mjekët i kishin thënë që të mos shqetësohej shumë pasi kishte shëndet të mirë.

Di Nicola, i cili ka lindur në Nereto, Itali, punonte si ndihmës shef kuzhine në një restorant në Enfield, Londra Veriore, bashkë më nënën e tij Clarissa dhe partnerin e saj Vincenzo. I riu ndërroi jetë në kryeqytetin anglez si pasojë e pneumonisë. Familjarët e tij janë shprehur se nuk po e marrin dot veten nga kjo tragjedi që u ndodhi pasi “ai ishte shumë i shëndetshëm.” Ata dyshojnë se 19-vjeçari ishte i infektuar me koronavirus por nuk e dinë me siguri pasi atij nuk i është bërë test.

Një e afërme e Luca-s u shpreh për La Repubblica, duke thënë se ”Një javë përpara se të ndërronte jetë Luca kishte temperaturë dhe kollë, të njëjtat simptoma kishte edhe e ëma dhe partneri i saj. Mjeku nga Londra i dha nipit tim paracetamol. Por Luca u bë keq më 23 mars. Mjeku e vizitoi në shtëpi dhe i tha se ishte i ri dhe i fortë dhe nuk kishte pse të shqetësohej nga një grip i keq”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?