Mjeku: Një simptomë e re e virusit. Po shfaqet tek të rinjtë

Simptonat e Covid-19 janë të ngjashme me një grip të zakonshëm por që ky virus të krijon vështirësi në frymëmarrje. Kur bota ka marrë masa ekstreme, duke izoluar gjithçka dhe në një kohë që priten lajme për vaksinën, një lajm jo i mirë vjen nga mjekët.

Drejtori i Shëndetit Publik të Worchesterit në Massachusetts, Michael Hirsch, thotë se po zbulohet një simptomë e re e koronavirusit tek personat e prekur prej tij. ”Ajo që kemi parë është se një pjesë e pacientëve nuk vijnë më shumë me probleme të frymëmarrjes sesa me dhimbje e trazim të stomakut”.

Nga ana tjetër, Hirsch shpjegoi edhe arsyen e këtij fenomeni. Sipas tij, shqetësime të tilla janë rezultat i faktit që pneumonia tek pacientët zhvillohet në lobin e poshtëm të mushkërive. Ato pësojnë inflamacion, duke irrituar diafragmën që shkakton më tej dhimbje në stomak. Moshat e reja janë ato që sipas mjekut po e tregojnë këtë simptomë, ndërsa mosha e tretë sipas Hirsch vijon që të mundohet kryesisht nga vështirësia në frymëmarrje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?