FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mogherini: BE nuk po krijon një “ushtri evropiane”

BE-ja do të prezantojë një plan për një integrim më të zgjeruar në planin e mbrojtjes në fund të muajit qershor, pas referendumit për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, por përgënjestroi informacionin për përgatitjen në mënyrë të fshehtë të një “ushtrie evropiane” një fakt i shumëdiskutuar nga euroskeptikët britanikë.

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini vitin e kaluar u ngarkua për përpunimin e një “strategjie globale” në planin e politikës së jashtme dhe atë të sigurisë (PESC) të Unionit, duke përfshirë bashkëpunimin ushtarak përballë krizave të parashtruara për çështje të sigurisë si (Siria, Ukraina, migrantët…).

Mogherini do të shpalosë këtë plan gjatë samitit të ardhshëm të 28 krerëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian më 28 dhe 29 qershor në Bruksel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekzekutivi evropian përgënjeshtroi në mënyrë kategorike disa informacione të publikuara sot nga e përditshmja britanike “The Times” e cila i referohet masave drejt krijimit të një ushtrie evropiane, një fakt i mbajtur në mënyrë të fshehtë përpara referendumit britanik më 23 qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?