Moska trembet nga zhvillimet në Poloni, reagon Lavrov: Situata është e ngjashme me krizën e raketave në Kubë

Moska vijon me paralajmërimet që përdorin jehonën e sulmeve bërthamore. Duke pohuar në mënyrë indirekte fjalët e ish sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo që e cilësoi si tejet shqetësuese qasjen e Moskës ndaj një përgjigje bërthamore, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov bëri një paralelizëm të situatës së sotme me krizën e raketave që në vitet 60 vuri përballë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik në ishullin e Kubës.

“Situata aktuale rreth Ukrainës është e ngjashme me krizën e Karaibeve. Si atëherë, ne po flasim për krijimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Rusisë në kufijtë tanë; në vitin 1962, Hrushovi dhe Kenedi gjetën forcën në vetvete për të treguar përgjegjësi dhe mençuri për ta ndalur këtë, por tani një gatishmëri e tillë nuk është e dukshme nga Uashingtoni”, deklaroi Lavrov.

Kremlini është i shqetësuar për manovrat amerikane dhe të NATO në Poloni.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Polonia po kërkon të jetë një vend kandidat që amerikanët të vendosin atje bombat e tyre bërthamore. Kjo situatë është shumë shqetësuese. Gjenerata e re e politikanëve perëndimorë po luajnë në mënyrë të papërgjegjshme me këtë temë”, shtoi ministri rus.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?