FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

NATO: Duhet të reagojmë ndaj riarmatimit rus

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vuri në dijeni aleatët për planet ruse të ekspansionit, ndërkohë që, në një intervistë me të përditshmen gjermane ”Bild”, tha edhe se ”qeveria ruse po kërkon të krijojë, me anë të mjeteve ushtarake, zonën e saj të influencës”.

”Moska ka aneksuar ilegalisht Krimenë dhe mbështet separatistët në lindje të Ukrainës”, tha ai.

“Aleanca Atlantike po vëzhgon riarmatimin rus në kufij, që nga Arktiku deri në Balltik, nga Deti i Zi në Mesdhe. Ndaj kësaj duhet të reagojmë”, theksoi Stoltenberg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?