Ndihma amerikane për Ukrainën, Zelensky falënderon Biden: Mirënjohës, po shpëtoni jetë!

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, pas deklaratave të Biden në Shtëpinë e Bardhë, ka falënderuar presidentin e SHBA-së për ndihmën shtesë ushtarake dhe ekonomike.

Me anë të një postimi në Twitter, Zelensky u shpreh se është mirënjohës për të gjithë ndihmat që Amerika dhe e gjithë bota po i jep popullit ukrainas, duke shpëtuar kështu jetët e mbrojtësve të demokracisë dhe lirisë që ofrojnë rivendosjen e paqes.

Biden njoftoi 500 milionë dollarë ndihmë ekonomike për qeverinë ukrainase dhe 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake. Paketa do të përfshijë artileri të rëndë dhe drone, së bashku me municione.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?