Ndryshimi drastik i trafikut ajror në Europë (FOTO)

Virusi vdekjeprurës ka ndryshuar rrjedhën e botës. Pandemia e Covid-19 ka bërë që Europa të jetë një kontinet si nuk është parë asnjëherë në epokën moderne. Në Kontinentin e Vjetër, diferenca është e dukshme në trafikun ajror, ku thuajse 2/3-tat e udhëtimeve janë pezulluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti Europian i Aviacionit, Eurocontrol, që njoftoi se në 41 shtetet e Unionit, trafiku ajror gjatë javës së kaluar ka rënë me 65%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Imazhet krahasuese të 26 marsit 2019 dhe marsit të këtij viti, ku i gjithë globi është goditur nga pandemia koronavirus, nuk kanë nevojë për shumë koment. Diferenca është e dukshme dhe e pamohueshme. Statistika është më e madhe nëse krahasohet i gjithë muaji mars, me atë të një viti më parë, ku fluturimet kanë rënë me 77%.

Nëntorin e kaluar, Eurocontrol regjistroi 27000 mijë fluturime në ditë, në të gjithë kontinentin. Në janar 2020, kur pandemia preku Europën, shifra ra në 25000 fluturime në ditë, ndërsa mesjavën e kaluar kishte afro 8620 fluturime. Të dhënat tregojnë se situata është më e rëndë edhe se në mbylljen e aviacionit në vitin 2010, pas reve të vullkanit në Islandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?