Në këtë vapë një polic gjerman mund të heqë vetëm… kapelen!

Policia e Berlinit do të vazhdojë të veshë uniformën e plotë të verës, përfshirë pantallonat e gjata dhe mund të heqë vetëm kapelën në valën aktuale të nxehtësisë që ka përfshirë vendin.

“Uniforma mbetet e pandryshuar edhe në temperatura të larta”, theksoi zëdhënësi i policisë, Benjamin Jendro.

Sindikata e policisë kërkoi më shumë njësi kondicionimi në zyra dhe vuri në dukje se sistemet e disa prej automjeteve të policisë janë të vjetruara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Privilegji “Hitzefrei”, thënë ndryshe ”jo vapë” u jepet vetëm nxënësve dhe disa lloj profesioneve, që dërgohen në shtëpi kur moti është shumë i nxehtë, por ky privilegj nuk vlen për policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zyrtarët duhet të jenë në detyrë në çdo lloj moti”, tha Jendro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?