FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në kulmin e negociatave me BE-në, Cipras viziton Rusinë

 Në kulmin e diskutimeve financiare me partnerët e Bashkimit Evropian, kryeministri grek, Aleksis Cipras bëri sot një njoftim surprizë kur tha se muajin e ardhshëm do të zhvillonte një vizitë zyrtare në Rusi, kur dihet se do të shkojë edhe në maj për ceremonitë me rastin e 9 Majit, ditës së fitores mbi nazizmin.

“Kryeministri Cipras do të shkojë në Kremlin më 8 prill me ftesë të presidentit Vladimir Putin”, tha sot një burim qeveritar pa dhënë hollësi.

Gazeta më e madhe e vendit ”Ta Nea” i mëshon faktit të vështirësive të mëdha ku mund të gjendet Athina nëse Greqia nuk arrin një marrëveshje gjatë ditëve të ardhshme me kreditorët e saj evropianë, pavarësisht reformave të premtuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas disa gazetave të tjera Cipras mund t’i kërkojë Moskës të përjashtojë produktet greke nga embargoja vënë prodhimeve bujqësore evropiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?