FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nesër referendumi “Brexit”, KE: Nuk u lutemi britanikëve

Nesër mbahet referendumi për “Brexit” dhe presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker u ka dhënë mesazhin e tij britanikëve.

“Kush voton jashtë është jashtë. U them votuesve britanikë se nuk do të ketë asnjë negociatë tjetër veç asaj që u mbyll në shkurt, kur kryeministri David Cameron mori maksimumin e asaj që mund të merrte dhe ne i dhamë maksimumin që mund t’i jepej”, ka thënë Juncker.

Juncker ka theksuar se, që nga fillimi i fushatës elektorale për referendumin ka mbrojtur këndvështrimin se është e nevojshme një marrëveshje e drejtë dhe e barabartë me Britaninë e Madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dhe është pikërisht ajo që kemi bërë në samitin e shkurtit. KE nuk luan asnjë rol në votimin e nesërm, por është diçka pozitive nëse Britania qëndron në BE. Gjithsesi, le të presim rezultatin”, ka thënë Juncker.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, kreu i euroskeptikëve, Nigel Farage ka bërë apelin e tij final në prag të referendumit, duke u shprehur se nesër do të jetë “dita e pavarësisë” për britanikët.

Në një fjalim të mbajtur në qendër të Londrës, Farage e ka cilësuar Bashkimin Europian “kartelin e bizneseve të mëdha”, që i pret krahët ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar.

“Procesi shkrirjes së Unionit është i pashmangshëm. Edhe nëse ne zgjedhim të qëndrojmë do të jenë Danimarka ose Holanda që do të votojnë për të dalë”, ka shtuar Farage.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?