Nesër zhvillohen zgjedhjet në Itali, ja kush pritet të jetë fituesi

Të dielën, më 25 shtator në Itali votohet për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, që mund të krijojnë qeverinë më të djathtë që ka pasur vendi që nga Lufta e Dytë Botërore, e udhëhequr nga kryeministrja e parë grua.

Zgjedhjet e parakohshme u nxitën pasi mosmarrëveshjet e brendshme rrëzuan në korrik Qeverinë e Unitetit Kombëtar të ish-kryeministrit Mario Draghi.

Sondazhet nuk publikohen gjatë dy javëve para votimit. Më parë ato treguan vazhdimisht se një koalicion i qendrës së djathtë i udhëhequr nga partia nacionaliste, Vëllezërit e Italisë, e Giorgia Melonit dhe që përfshinte gjithashtu partinë Liga Veriore të Matteo Salvinit dhe Forza Italia të Silvio Berlusconit ishin në rrugën e duhur për një fitore të qartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liderja e partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, do të ishte zgjidhja më e mundshme për postin e kryeministrit, si kryetare e partisë kryesore të koalicionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka pasur spekulime gjatë mbylljes së sondazheve se Liga Veriore ka pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa është rritur mbështetja për partinë me prirje të majta, Lëvizja 5-Yje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?