Nga Ukraina kanë ikur mbi 5 milion qytetarë

Rreth 5,133,747 ukrainas janë larguar nga vendi që nga nisja e pushtimit të Rusisë më 24 shkurt.

Shifra e sotme ka pësuar një rritje prej 48,387 që nga e enjtja. Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të atyre që janë larguar nga vendi.

Disa vende kanë pranuar refugjatë ukrainas, por shumica kanë shkuar në Poloni. Gati gjashtë nga 10 personat që ikën nga vendi, 2,867,241 shkuan në Poloni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?