Nikola Gruevski dënohet me 9 vite burg

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, i cili është azilant në Hungari, në mungesë është dënuar me 9 vite burg për rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski.

Krahas Gruevskit, Gjykata Penale e Shkupit me dënim me burg ka dënuar edhe ish-Ministrin për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski, me 3 vite, ndërsa ish-kryetarin e Komunës së Gazibabës, Toni Trajkovski dhe inspektoren e ndërtimit Elisaveta Najdovska me katër vite.

Të gjithë akuzohen për veprën penale keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?