Një i vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Nju Jork

Një helikopter u rrëzua në një rrokaqiell në lagjen Manhatan të Nju Jorkut, duke shkaktuar vdekjen e pilotit, thanë zyrtarët e Departamentit të Zjarrfikësve. Ndërtesa është evakuuar, por asnjë nga njerëzit atje nuk është plagosur.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se flakët e shkaktuara në ndërtesën 54-katëshe, po vihen nën kontroll. Cuomo tha se raportet paraprake tregojnë se helikopteri bëri ulje të detyrueshme. “Njerëzit që ishin në ndërtesë thanë se ndërtesa është dridhur”, tha Cuomo.

Incidenti ndodhi rreth orës 14:00, sipas kohës lokale, në një mot me shi. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u njoftua për incidentin, konfirmoi zyrtari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?