Një miliarder amerikan parashikon kur do të nisë kriza financiare

Miliarderi amerikan, investitori Ray Dalio dhe themelues i Bridgewater Associates, Kompania më e madhe e “hedge fund” në botë, pohon se kriza e ardhshme financiare mund të shpërthejë në dy vitet e ardhshme, raporton Business Insider.

Dalio beson se situata që bota po kalon sot ngjan me atë të viteve ’30 të shekullit të kaluar. Në këtë drejtim, ai përmend ekzistencën e një sërë treguesish që shpesh i paraprijnë një recesioni global, si rënia e normave të interesit në zero, asetet që arrijnë vlerën e tyre maksimale si dhe rritja e tensioneve globale, populizmi dhe diferenca mes të pasurve dhe të varfërve.

Sipas specialistit, për të shmangur këtë krizë është e nevojshme “të sigurohemi që kapitalizmi të funksionojë mirë dhe në favor të shumicës së njerëzve” . Në këtë kuptim, Dalio e përshkroi problemin si një “emergjencë kombëtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?