Një shtetas britanik del i gjallë pas pesë ditësh brenda një… pusi!

Një shtetas britanik u shpëtua pasi u bllokua për pesë ditë në një pus pesë metra të thellë në ishullin turistik Bali të Indonezisë, njoftoi një zyrtar.

“Tre shpëtimtarë përdorën një shkallë për të nxjerrë 29-vjeçarin nga pusi në rrethin Badung”, deklaroi Gusti Wijayanti, një zëdhënëse e agjencisë së kërkimit dhe shpëtimit të Bali.

Gusti theksoi se sipas informacioneve, 29-vjeçari u bllokua brenda pusit për pesë ditë, duke shtuar se ai u plagos, por ndodhet i vetëdijshëm në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vendasit thanë se ai ra në pus pasi u ndoq nga një qen”, theksoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Thirrjet e tij për ndihmë u dëgjuan nga një banor, i cili kërkonte bar për të ushqyer bagëtitë e tij”, njoftoi portali i lajmeve Detik.com.

Nuk ishte e qartë nëse viktima e aksidentit është turist apo banor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?